Arrestohet ministri Fikrim Damka, ja për çfarë akuzohet

Ministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka dhe Fuat Damka, janë arrestuar dje dhe me urdhër të prokurorit janë ndaluar për 48 orë.

Dy të arrestuarit, dyshohen veprën penale “Kanosje dhe sulm”, ndaj dy personave të tjerë.

Rastin për KosovaPress, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se ngjarja ka ndodhur në afërsi të parkut “Korilla”, në qytetin e Prizrenit.

“Dje ka qenë një rast kanosje dhe sulm, ky dy persona kanë kanosur dy persona tjerë në Prizren në afërsi të parkut “Korrilla”, dhe pasi që rasti është raportuar janë intervistuar të dyshuarit dhe viktimat dhe dy të dyshuarit F.D dhe F.D tjetri janë ndaluar për 48 orë me vendim të kryeprokurorit”, tha Bytyqi.

Fikrim Damka, është kryetar i Partisë Demokratike Turke të Kosovës, e cila ka garuar në zgjedhjet parlamentare.

Gjatë ditës së djeshme në Kosovë, janë mbajtur zgjedhjet parlamentare.


Shtuar 10.02.2025 10:09