Presidenti Begaj: Përgëzime qytetarëve të Kosovës, qeveria e re e dalë nga zgjedhjet urojmë të vazhdojë punën për të mirën e vendit

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar qytetarët e Kosovës pas mbylljes së procesit të votimit.

Me anë të një postimi në Facebook, Begaj shkruan se uron dhe shpreson që qeveria e re që do të dalë nga zgjedhjet të vazhdojë punën për të mirën e vendit me zhvillimin e reformave dhe përparimin e progresit ekonomik dhe në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.

Postimi i Presidentit Begaj:
Përgëzime qytetarëve të Kosovës që shprehën vullnetin e lirë me votën e së dielës!

Qeveria e re e dalë nga zgjedhjet urojmë të vazhdojë punën për të mirën e vendit me zhvillimin e reformave dhe përparimin e progresit ekonomik dhe në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë për një Kosovë të qëndrueshme dhe të aftë për të avancuar në proceset euroatlantike.


Shtuar 9.02.2025 19:40