Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës, ka treguar se mbi 169 mijë qytetarë kanë hedhur votën e tyred. Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniçi, tha se procesi po vazhdon pa ndonjë problem, i cili shton:
“Duke u mbështetur në informacione komunale, procesi po vazhdon normalisht dhe nuk është paraqitur ndonjë problem”.
Radoniçi tregoi se deri tani kanë votuar 169 mijë e 435 votues ose 8.6% e votuesve.
Qendrat e votimit do të jenë të hapura deri në ora 19:00, ku të drejtë vote kanë në total rreth 2 milionë qytetarë, teksa në mesidtë shihet një shtim i madh i numrit të votuesve.