Presidenti Begaj vizitë në Mal të Zi/ Pritet nga homologu Milatovic, takime edhe në komunat me shumicë shqiptare

Ditën e sotme, presidenti i Republikës Bajram Begaj, nisi një vizitë zyrtare dy ditore në Malin e Zi.

Begaj do të pritet nga homologu i tij në Malin e Zi Jakov Milatović.

Po ashtu, agjenda parashikon vizita në komunat me shumicë shqiptare, Ulqin, Tuz dhe Guci si dhe takime me autoritetet më të larta të tyre, si dhe me përfaqësuesit politikë të gjithë shqiptarëve në Parlamentin e Malit të Zi.


Shtuar 9.02.2025 10:54