Duka i Sussex ka mbërritur në Londër. Aryseja e vizitës së tij është zbulimi i statujës së Princeshë Dianës, javën e ardhshme.
Princi Harry u fotografua duke u hipur në një furgon nga Aeroporti Heathroë i Londrës të premten pasdite.
Ai u fotografua gjithashtu duke mbërritur në aeroportin LAX të Los Anxhelosit të enjten në mbrëmje përpara fluturimit të tij për në Londër.
Harry do të qëndrojë me kushërirën e tij Princesha Eugenie dhe burrin e saj, Jack Brooksbank dhe djalin e tyre, në rezidencën e Sussexes në Mbretërinë e Bashkuar, Frogmore Cottage.
Sipas rregullave të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, Harry do të duhet të qëndrojë në karantinë 5 ditë./albeu.com