Marrëdhënia e Eglit dhe Gjestit nga të dyja anët, mbetet akoma në pikëpyetje. Herë zihen dhe herë pajtohen, por duket se kimia mes tyre ekziston.
Gjatë transmetimit live të natës së sotme, u fol për marrëdhënien e tyre, teksa të ngacmuar nga opinionistja e “Big Brother VIP Albania 4”, Neda Balluku, duket se këngëtari ka pranuar ndjenjën që ka ndaj aktores.
Pjesë nga diskutimi i tyre:
Neda: Unë mendoj që ty të është ndezur një flakë brenda vetes për Eglin.
Gjesti: Valla po, ka diçka, ka diçka.