Pas debatit të ashpër, Egli dhe Gjesti bëjnë paqe (VIDEO)

Dyshja ka biseduar më qetësisht, duke ndarë mendimet dhe ndjenjat e tyre rreth situatës, ku Gjesti i ka shpjeguar Eglit se e kupton mirë se çfarë thonë njerëzit, dhe se ai tregon kujdes nga të gjithë, duke theksuar se beson vetëm tek ajo.

Ai shtoi se, ndonëse nuk mund të pajtohet me mendimet e disa personave të tjerë, ai vepron kështu për të mbajtur gjërat interesante dhe për të vazhduar lojën e të tjerëve.

Gjesti theksoi gjithashtu se, nëse banorët duan të luajnë, duhet t’i lejojnë ata të veprojnë në mënyrën e tyre, duke i cituar fjalët e babait të tij:

“Kujdes nga ata që të rrahin shpatullat…”.

Pasi u sqaruan, Gjesti e ftoi Eglin të dalin jashtë në oborr, por ajo ngurroi, duke shprehur shqetësimin se do të dukej sikur po i shkonte pas, edhe pse kjo nuk ishte qëllimi i saj.

Megjithatë, ata qëndruan afër njëri-tjetrit pas këtij momenti, dhe Gjesti i kërkoi Eglit të mbetej e qetë dhe të mos ndikohej shumë nga situata.

 


Shtuar 28.01.2025 08:21