Lajmi sensacional që Rey Manaj është grumbulluar me ekipin A të Barcelonës ka gëzuar pa masë opinion sportiv në shqipëri dhe jo vetëm.
Në lidhje me këtë fakt ka reaguar edhe futbollisti i kombëtares shqiptare, Keidi Bare. Mesfushori i Malagas ka përshëndetur me një postim në “Instagram” Manajn duke e uruar për arritjen e rëndësishme.
“Enhorabuena, hermano! (Urime, vëlla!)”, shkruan Bare. Manaj do të mbajë numrin 41 me skuadrën e parë të Barcelonës dhe për të debutimi në një ndeshje zyrtare me kampionët në fuqi të Spanjës është një ëndërr . Kujtojmë që sulmuesi lushnjar u transferua nga Albacete në Secunda Divizion tek Barcelona B në muajin janar për shifrën e 700 mijë eurove.
Klauzola e vendosur nga klubi katalanas për shqiptarin është 50 milionë euro.