Prishtina ka fituar ndeshjen ndaj 2-0 ndaj Inter d’Escaldes në kuadër të finales së raundit preliminar të Ligës së Kampionëve.
Prishtina në minuta e fundit të pjesës së parë shtoi presionin dhe ia arriti qëllimit.
Dellova pasoi te Besnik Krasniqi, i cili ul bukur për Xhevdet Shabanin, ndërsa ky gjuan përtokë e topi i devijuar nga mbrojtja vjen te Endrit Krasniqi që shënoi nga afër për 1-0.
Pas goli Prishtina ka mundur të shënojë edhe një herë me Kryeziun i cili gjuan, por portieri Josep Gomes mbron.
Në minutën e 58-të, ishte sërish Endrit Krasniqi që kthen në gol një asistim të Mendurim Hotit për 2-0.