E papritur/ Xumi heq dorë nga Egli: Nuk e ndjej më!

Xumi, banori i Big Brother VIP 4 shprehu hapur pëlqimin për Egli Takon prej ditëve të para në shtëpi.

Edhe pse Egli ia bëri të qartë disa herë se nuk ka pëlqim reciprok dhe se mes tyre nuk do të ketë asgjë, ai sërish nuk hoqi dorë.

Por pas hyrjes së Gjestit, çdo gjë ndryshoi. Xumi mbeti në “hije” ndërsa egli nuk ka kaluar asnjë moment me të. Shpesh banorin e kemi parë ku sheh Gjestin dhe Eglin me xhelozi dhe inat.

Por duket se Xumi hoqi dorë. Ditën e sotme ai është shprehur se nuk ndjen më dhe se nuk dëshiron t’i flasë pasi është i vrarë.

“Nuk e ndjej t’í flas, nuk ndjej më. Jam i vrarë. Ku qëndron problemi këtu.”


Shtuar 18.01.2025 20:30

Tags: ,