Diell dhe ftohtë, ja parashikimi i motit për fundjavën

Për fundjavën, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore kryesisht nga orët e mesditës.

Prezencë e mjegullës lokale / mjegullinës përgjatë zonave luginorenë orët e mëngjesit e të mbrëmjes, si dhe ngricave përgjatë akseve rrugore në lindje e verilindje të territorit.

Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje –veriperëndim me shpejtësi 8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri në 12m/sek shoqëruar me valëzim në dete 1-2ballë.


Shtuar 17.01.2025 17:17

Tags: ,