Debatet në Big Brother VIP vijojnë të tërheqin vëmendjen e publikut, ku së fundmi një përplasje e ashpër ka ndodhur mes regjisorit Aldo dhe këngëtarit G Bani.
Mëngjesin e sotëm, dy banorët janë përfshirë në një debat të tensionuar që ka kaluar në ofendime personale dhe insinuata për orientimin seksual.
Gjithçka nisi kur G Bani reagoi ndaj Aldos, duke i kërkuar të mos e prekte dhe duke shprehur irritim ndaj komplimenteve të tij. Në një moment të acaruar, këngëtari përdori tone të ashpra dhe gjuhë ofenduese, duke i thënë: “O morr, mos më prek mua, nuk dua asnjë kompliment nga ti. Herës tjetër mos më prekë. Mos e bë më atë gabimin, mu mos më prekë më. O homo, je homo, të intereson bukuria ime. Deklaroje hapur që je homoseksual”.
Nga ana tjetër, Aldo reagoi me një koment të shkurtër, duke e quajtur këngëtarin bipolar, ndërsa situata vazhdoi të përshkallëzohej. “Ti je bipolar,” iu përgjigj regjisori, duke mos i dhënë fund tensionit.
G Bani, i njohur për sjelljen e tij provokuese, shpesh ka krijuar situata të ngjashme brenda shtëpisë. Në debatin e sotëm, ai sfidoi Aldon duke i thënë: “Hajde dhe shiko sa të vlen lëkura”, duke e bërë situatën edhe më të ndërlikuar.
Sjelljet dhe përplasjet e tilla kanë nxitur një debat të gjerë mes shikuesve, të cilët kanë kritikuar përdorimin e gjuhës së ashpër dhe insinuatave personale si pjesë e lojës.