Kryetari i Bashkisë së Kolonjës, Erion Isai, për rreth një orë në SPAK, është marrë në pyetje. Në dalje nga Prokuroria e Posaçme, ai tha për mediat se dha sqarime shtesë në lidhje me një dosje të vitit 2023, por nuk tregoi më shumë detaje.
Gjithashtu, ai u shpreh se në SPAK, ishte në cilësinë e personit deklarues.
“Dhashë disa shpjegime shtesë nga 2023, nuk e di nëse duhet të them çështjen që isha, dhashë disa shpjegime shtesë dhe kam qenë person deklarues”, deklaroi Isai.
Kujtojme që kryebashkiaku i PS-së është pyetur dhe më herët në SPAK. Ai është marrë në pyetje për 3 orë nga Prokurorët e Posaçëm më 30 Maj 2023.
“Është një ngjarje e vjetër, nuk ka lidhje me tenderat e bashkisë. Kam qenë i thirrur si person në dijeni për një ngjarje.
Nuk ka lidhje me krimet zgjedhore, a lidhje me një ngjarje konkrete të para shumë kohëve, ku Bashkia nuk ka qenë e përfshirë me tender publik të drejtpërdrejtë, por si institucion që bashkëpunon dhe ka dijeni.
I takon prokurorisë se kë po heton, unë jam pyetur si person që ka dijeni. Hetuesit ishin në humor, pse të mos jenë në humor Ishte hera e parë në Prokurori, ishte këndshëm”, ka tha ai në atë kohë pas daljes nga SPAK.