Një sherr ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Pogradec në një berberanë në lagjen numër 2 të qytetit pranë zonës e njohur si Rruga Rinia.
Një shtetas, i cili sipas burimeve policore rezulton të jetë S. Syzo e që është shpallur në kërkim, ka goditur me mjet prerës një tjetër të ri, i cili ka qenë duke u qethur tek berberi.
Sipas të dhënave fillimisht konflikti ka nisur me fjalë më pas agresori ka përdorur mjet prerës thikë duke plagosur 23 – vjeçarin N. Agolli, i cili u transportua në spitalin e Pogradecit me dëmtime në kokë, krahë dhe njërën dorë, për momentin ndodhet nën kujdesin e mjekeve.
Fill pas goditjes agresori është larguar me makinë dhe policia është ende duke e kërkuar.
Policia Pogradec/Informacion paraprak
Në lagjen nr.1, Pogradec, shtetasi N.A, 23 vjeç, është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin S.S.
Si pasojë e konfliktit shtetasi N.A, është dëmtuar me një mjet prerës, i cili pas ndihmës mjekësore është paraqitur në Komisariat dhe ka bërë kallzim.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe vijojnë kontrollet për kapjen e tij.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe motivit të ngjarjes.