Regjistrimi i diasporës për 11 majin/ Celibashi shpjegon procedurën, sa emigrantë janë regjistruar deri më tani

Këtë të shtunë, u hap procesi i regjistrimit të diasporës, për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ku për herë të parë emigrantët do të kenë mundësinë të votojnë nga shteti ku punojnë dhe jetojnë.

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka sqaruar detaje në lidhje me aplikimin në Platformën Elektronike të Regjistrimit (PER).

Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, deri në këto momente numri i aplikimeve për regjistrim ka qenë 405 aplikime.


Shtuar 11.01.2025 13:02