Sali Berisha në burgun e Fierit, viziton Ervin Salianjin

Këtë të enjte, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në burgun e Fierit për të zhvilluar një takim me ish-deputetin e burgosur në këtë institucion, Ervin Salianji.

Kjo është e para herë që Sali Berisha, pas daljes së tij nga arresti shtëpiak, shkon për të takuar ish-deputetin e PD-së.

Deputeti demokrat prej muajit shtator po qëndron në burgun e Fierit, pasi gjykata e Apelit konfirmoi dënimin me 1 vit burg ndaj tij për kallëzim të rrëmë në lidhje me dosjen “Babalja”.

Më herët, ish-deputeti Salianji është vizituar dhe nga zyrtarë të tjerë të Partisë Demokratike.

Aktualisht, çështja për të cilën është dënuar Salianji ndodhet në Gjykatën e Lartë, pasi ish-deputeti demokrat ka bërë rekurs.


Shtuar 9.01.2025 13:29