Arsida dhe Valbona janë përfshirë gjatë ditës së sotme në një debat të ashpër midis njëra-tjetërs, debat ky që ka degraduar deri në ofendime.
E gjithë situata ka nisur pas një fjale të thënë nga Arsida në debat me G Banin teksa ky i fundit i kishte dalë në mbrojtje Valbonës, e cila ishte dhe prezente.
Arsida e ka cilësuar G Banin si tutor të Valbonës ndërsa kjo e fundit ka shkuar më pas tek dhoma duke i kërkuar llogari Arsidës për fjalën tutore teksa i thotë se nuk do të lejojë askënd që ta cilësojë si prostitutë.
Arsida nga ana tjetër refuzon që ta ketë përdorur fjalën tutor në konotacion negativ ndërsa e shpjegon si një person që ka të drejtë të kujdeset për një individ me aftësi të kufizuara.
Pjesë nga debati:
Valbona: Arsida, zgjohu dhe më gjej tutorët. Si s’të vjen turp! Më gjej tutorët brenda dhe jashtë shtëpisë së Big Brother. Dhe do japësh llogari, kush më tuton mua, kush më fut në krevat mua dhe kush kryen marrëdhënie me mua, brenda dhe jashtë shtëpisë.
Arsida: Për këto gjëra s’kam folur
Valbona: Edhe njëherë, ti do gjesh tutorët. Në rregull
Arsida: E diskutojmë, vetëm mos më bërtit në vesh
Valbona: Të ka mbuluar turpi nga këmba te koka, nuk të vjen zor. Je femër. The mbrëmë Bona shkon krevat më krevat. Më kë kam fjetur unë?
Arsida: Je duke shpifur. Nuk më intereson me kë flen
Valbona: O Arsi, më gjej tutorin po të them
Arsida: Nëse do të më kërcënosh, atëherë…
Valbona: Nuk po të kërcënoj, po të pyesësh kush është tutori im
Arisa: Çfarë do të thotë në gjuhën shqipe fjala tutor
Valbona: Më the merre gruan se po shkon me tjetër, po ta fut në krevat. Unë durova, erdha të thashë jam vajzë beqare, e pamartuar dhe e padivorcuar dhe s’i kam detyrim atje jashtë përveç mamit tim. Unë me kë kam fjetur, ku kam fjetur çdo natë?
Arsida: Po mashtron! Në gjuhën shqipe tutor është një person i cili ka të drejtë në legjislacion për një person minoren, për një person me aftësi të kufizuara…
Valbona: Ke katër netë që më atakon se kam lidhje me këtë djalin që është shoku im. Ku të lind e drejta të më bësh ti mua prostitutë
Arsida: Urdhëro? Unë distancohem nga fjalë ti shpif.
Valbona: Ti mua nuk ma prish mua imazhin
Arsida: Ti tani po shpif dhe nuk e di kush të karikon
Valbona: Ti mua nuk më bën dot prostitutë dhe për këtë do mbash përgjegjësi.
Arsida: Unë mbaj përgjegjësi për fjalët që them, jo fjalëve të tua.