Rikthehet energjia elektrike në vend, zbulohet shkaku i shkëputjes

Është rikthyer energjia elektrike në qytetin e Fierit dhe në qytetin e Durrësit. Ndërprerja e energjisë elektrike zgjati për rreth një orë.

Burime për media bëjnë me dije se shkak I mungesës është bërë pasi ka rënë linja e transmetimit 220 kv Kashar-Rashbull Durrës.

Pikërisht rënia e kësaj linje shkaktoi ndërprerjen e energjisë në Fier, Vlorë, Sarandë, Lushnjë.

Ndërpreja e energjisë elektrike në Fier, bëri që disa fëmijë që ishin duke luajtur në një kënd lojërash mbetën në një varkë lëkundëse. Pas rikthimit të energjisë fëmijët kanë zbritur,.


Shtuar 5.01.2025 20:48