Të dënuar për vrasje e grabitje, arratisen dy shqiptarë nga burgu në Greqi

Dy 41-vjeçarë shqiptarë janë arratisur nga Burgu i Kassavetias në Greqi.

Arratisja e tyre është evidentuar rreth orës 21.00 të mbrëmjes së djeshme nga gardianët e burgut.

Bëhet fjalë për personazhe të dënuar me 20 vjet heqje lirie për vepra të rënda si vrasje, grabitje dhe shkatërrim prone me zjarr.
Ata ndodheshin në burgun e Kassavetias prej vitit 2019 dhe mbaheshin në një zonë të parrethuar për shkak të sjelljes së mirë. Ata rezultojnë të kenë marrë 5 leje gjatë vitit 2024. Mesa duket kanë përfituar nga kthimi i tyre nga leja disa ditë më parë, për të planifikuar arratisjen.


Shtuar 3.01.2025 11:19

Tags: ,