Mbrëmjen e djeshme, gjatë një bisede me Valbonën, Laerti ka ndarë një moment shumë personal nga jeta e tij, duke zbuluar arsyen kryesore që e shtyu të bëhej pjesë e Big Brother VIP 4.
Ai tregoi se pak muaj më parë ka humbur babain e tij, një ngjarje që e ka tronditur thellësisht dhe që e ka bërë të përjetojë një periudhë shumë të vështirë emocionale. Sipas Laertit, vera që lamë pas ishte një nga më të rëndat për të.
“Kam kaluar gjithë verën me një kokë kazan dhe një gjoks që nuk më mbushej me frymë. Po përpiqesha të mbaja mendjen te nëna ime, të kujdesesha për të, ndërkohë që unë mezi flija një ose dy orë në ditë. Ishte një situatë shumë e rëndë. Atë e mori Perëndia, por ajo që mbeti pas ishte sfidë për mua dhe nënën time,” tha Laerti, duke shpjeguar se hyrja në BBV4 ishte një mënyrë për të gjetur një farë qetësie dhe për të rifilluar jetën.