Këtë të hënë, në Gjykatën e Posaçme, po zhvillohet seanca në lidhje me dosjen e “Sterilizimit”.
Raportohet se biznesmeni Ilir Rrapaj, ka humbur ndjenjat në sallë sapo ka dëgjuar rëndimin e pozitës.
Sipas gazetares Anila Hoxha, raportohet se seanca gjyqësore do të shtyhet për në 9 janar, për t’ju lënë kohë avokatëve qe të japin qëndrimet e tyre mbi sugjerimin e gjykatës për rikualifikimin e veprës penale.
Gjatë seancës, teksa dëgjonte që t’i rëndohej akuza, ish-ministri Ilir Beqaj pyeti: “Më ngritët një akuzë tjetër, po ku janë lekët”?
Ndërkohë që për gjashtë të tjerët, gjyqtarja tha se duhet të qëndrojnë në fuqi akuzat e ngritura nga SPAK dhe konkretisht shpërdorim detyre dhe falsifikim i dokumenteve.
Të akuzuarit e tjerë janë Naile Abazi, Genc Burazeri, Arben Gjata, Petref Mersini, Saimir Kadiu dhe Marsela Serjani.