Ka përfunduar në GJKKO seanca në lidhje me dosjen e Sterilizimit. Raportohet se në lidhje me ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, është kërkuar rikualifikim i akuzës.
GJKKO ka kërkuar që Beqaj të akuzohet për vjedhje dhe shpërdorim detyre.
Kujtojmë se ish-ministri Beqaj, është momentalisht nën akuzë për “Shpërdorim detyre”.
Është kërkuar rikualifikim i akuzës edhe për biznesmenin Ilir Rrapaj, si edhe ish-zv.ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rjepaj.
Në këtë moment, janë rikthyer të gjithë palët në seancë dhe pritet që prokurori të mbajë qëndrim, duke ndjekur orientimin e gjykatës dhe mund të ngrejë akuza të tjera, ose mund të qendrojë në akuzat e ngritura në përfundim të hetimeve.
Në lidhje me dosjen e “Sterilizimit” janë 9 persona të akuzuar, mes tyre ish-ministri Beqaj, ish zv. ministri Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Rrapaj.
Që nga muaji mars vijon në GJKKO për kalimin e kësaj dosjeje në themel.