Situata e motit në vendin tonë/ Bashkia e Vlorës: Reshje shiu me instensitet të lartë, ja zonat nuk duhet nuk duhet të parkoni makinat

Gjatë orëve të fundit, qyteti i Vlorës është përfshirë nga moti i keq dhe situata mund të jetë problematike, për shkak të përmbytjeve të mundshmë.

Bashkia e Vlorës, ka njoftuar për situatën e reshjeve me instensitet të lartë, të cilat mund të sjellin prurje të shumta ujërash.

Bashkia kërkon nga qytetarët të jenë vigjilentë dhe të respektojnë thirrjet dhe këshillat e autoriteteve.

Lidhur me situatën, autoritetet bëjnë thirrje për qytetarët të mos parkojnë makinat në disa zona me riskt të lartë, të cilat disa muaj më parë u përfshinë nga përmbytjet, si rruga Albano dhe Romina, zona te Biblioteka Publike, pranë Kishës Orthodhokse, në skelë dhe shkolla ‘Halim Xhelo’.

Ndërkohë, njoftohet se grupet e Ujësjellës Kanalizime janë në terren në monitorimin e situatës dhe në ndërhyrje sipas rastit nëse do të jetë e nevojshme.

Njoftimi i Bashksië Vlorë:

Gjatë ditës së sotme, e hënë, 23 dhjetor, qyteti i Vlorës është përfshirë nga reshje shiu me intensitet të lartë të cilat do të sjellin prurje të shumta ujërash.

Ju lutemi të tregoheni vigjilentë për çdo situatë dhe të respektoni thirrjet dhe këshillat e autoriteteve.

Bëni kujdes, mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë si:

Pranë Kishës Orthodhokse

Në “Skelë” te dykalimshi

Grupet tona të Ujësjellës Kanalizime dhe Bashkisë së Vlorës, janë në terren në monitorimin e situatës dhe në ndërhyrje sipas rastit nëse do të jetë e nevojshme.

Nëse hasni problematika nga reshjet e shiut me prezencë të ujit, na kontaktoni:

INSTAGRAM: uk_rajoni_vlore

FACEBOOK: Bashkia Vlorë


Shtuar 23.12.2024 09:48