“2025, viti i gripit të shpendëve”/ Alarmi i studiuesve: Fatal për shtatzënat, kanë vdekur 90% e rasteve

Nëntë nga dhjetë gra shtatzëna nuk i mbijetojnë gripit të shpendëve. Ky është alarmi i ngritur nga studiuesit në Institutin e Kërkimeve për Fëmijët Murdoch (Mcri) në Melburn, Australi, të cilët analizuan gjithsej 30 raste të grave shtatzëna të infektuara, 27 prej të cilave humbën jetën.

Kjo tregon një shkallë vdekshmërie prej 90% njëqind, ndërkohë që infeksionet njerëzore të lidhura me shpërthimet e viruseve të shpendëve shumë patogjene po rriten globalisht.

Ekspertët përsërisin “nevojën për të konsideruar gratë shtatzëna një prioritet në programet e gatishmërisë ndaj pandemisë”. Duke shtuar se “megjithë rrezikun e lartë, kjo popullatë shpesh përjashtohet nga provat e vaksinave dhe has vështirësi në aksesin në programet publike të vaksinimit”.

Një nga autorët e studimit australian, studiuesja Rachael Purcell, thekson se “një ndryshim paradigme nevojitet për të përfshirë sistematikisht gratë shtatzëna në programet ndaj pandemisë dhe për të shmangur vdekjet “. Studiuesit nënvizojnë se si situata “përkeqësohet nga rritja globale e infeksioneve njerëzore të shkaktuara nga viruset e shpendëve shumë patogjenë”.

Raporti më i fundit alarmues erdhi nga Shtetet e Bashkuara, ku rasti i parë i sëmundjes së rëndë të lidhur me gripin e shpendëve A/H5N1, u regjistrua në një pacient të shtruar në spital në shtetin e Luizianës, pasi ra në kontakt me zogj të sëmurë dhe të ngordhur në oborrin e shtëpisë. Kalifornia ka shpallur tashmë një gjendje të jashtëzakonshme kombëtare.

“Gripi i shpendëve po përparon në Shtetet e Bashkuara dhe po shqetëson gjithashtu Evropën, e cila po grumbullohet me vaksina, përveç Italisë. 2025 rrezikon të jetë vërtet viti i gripit të shpendëve”, paralajmëron Matteo Bassetti, drejtor i sëmundjeve infektive në spitalin poliklinik San Martino në Xhenova të Italisë, i cili apelon autoritet italiane të organizophen dhe të jenë në gatishmëri nga ëprphapja e këtij virusi, që mund të fitojë aftësinë për t’u transmetuar nga njeriu te njeriu.

“Një artikull i botuar në “Science”, thotë se mungon vetëm një mutacion shumë i vogël që virusi të bëjë kërcimin përfundimtar të specieve dhe të fitojë aftësinë për t’u transmetuar nga njeriu te njeriu”, thekson mjeku italian.


Shtuar 22.12.2024 21:26