Gjatë fjalës së tij në seancën e përbashkët të Kuvendeve të Shqipërisë dhe Kosovës, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, theksoi se është e nevojshme që të mbrohet lufta dhe historia e Kosovës, duke nënvizuar se duhet përkrahur ata që padrejtësisht ndodhen në Hagë.
Ai shprehu mirënjohjen për organizatat dhe liderët që kanë kontribuar në pavarësinë e Kosovës, përfshirë Bashkimin Europian, NATO-n, dhe liderët e rëndësishëm si Presidentët Bill Clinton dhe George Bush.
Ai theksoi se situata e tanishme është e vështirë dhe që asgjë nuk duhet marrë si e mirëqenë, duke theksuar se e vetmja rrugë për të përballuar sfidat është të punojmë së bashku, jo për pushtet, por për shtetin.
“Rruga e vetme për të përballuar sfidat është të punojmë së bashku, jo për pushtet, por për shtet”, tha Mediu, duke shtuar se ndryshimet gjeopolitike që po ndodhin në Evropë dhe Ballkan po ndikojnë edhe në rajon, dhe se është e rëndësishme që Shqipëria dhe Kosova të dalin jashtë klisheve dhe të adoptojnë një qëndrim të koordinuar në aleancën euroatlantike.
Kreu i Partisë Republikane gjithashtu akuzoi Serbinë për zgjedhjen e saj për t’u afruar me Kinën dhe Rusinë, duke theksuar se ky është një pakt në kundërshtim me interesat e shqiptarëve.
“Deklaron hapur se Serbia nuk do ta njoh Kosovës. Një pakt për paqen për luftën e në Ukrainë e sheh si shpresë se do ketë ndikimin për interesat proserbe në Ballkan dhe Kosovë. Beogradi mik i Tiranës dhe armik i Prishtinës është me pasoja të nderuar kolegë, për interesat tona kombëtare”, tha ai.
Mediu: Përulem ndaj atyre që padrejtësish ndodhen në Hagë dhe të gjithë në duhet të mbrojmë historinë dhe luftën e Kosovës. Mirënjohje të përjetshme HBA-së, NATO-s, Presidentin Clinton që udhëhoqi Nato-n kundër gjenocidit serb, Presidenti bush në 2007 shpalli mbështetjen për pavarësinë e Kosovës dhe antikrimin e Shqipërisë në NATO. Një reflektim dhe për vetën tonë, ne jemi zgjedhur që t’i shërbejë shqiptarëve dhe interesit Kombëtar duke i parë ata përballë.
10 vite më parë Shqipëria ishte vend anëtar i NATO-s, lëviztë pa viza në BE, Kosova ishte e pavaruar. Këto nuk ishin dhuratë, por mund, punë dhe bashkëpunim. Që të ndërtojmë historinë duhet të vlerësojmë atë që është bërë më parë. Po ashtu shpresoj dhe uroj të kujtojmë që largimi i rinë, profesionistëve është plaga më e madhe që duhet kuruar sa më shpejt. Të nderuar kolegë, situata ndodhemi sot nuk është e lehtë dhe asgjë nuk duhet marrë e mirëqene. Rruga e vetme për të përballuar sfidat është të punojmë së bashku, jo për pushtet, por për shtet. Ndryshimet gjeopolitike po influencojnë Evropën, Ballkanin edhe ne, ndaj është e rëndësishme të dalim jashtë klisheve dhe adoptohemi në qëndrimin tonë të aleancës euroatlantike.
Ndërtimi i strukturuare të bashkëpunimit në fushën e sigurisë, inteligjencës, sot është jetike më shumë se kurrë. Teknologjia, ekonomia, infrastruktura e të tjera, dhe jo vetëm ushtria, janë sot siguri. Bashkëpunimi ndërshqiptar ndërmjet parlamenteve në Shqipëri, Preshevë, Mal të Zi, Kosovë, është një domosdoshmëri. Serbia e ka bërë zgjedhjen e saj, të jetë në një bosht politik dhe ushtarak me kinë ë dhe Rusinë.
Pa dyshim ky është një pakt i provuar qartë kundër interesave të shqiptarëve. Synimi i saj është të krijojë Serbinë e madhe përmes destabilizimit të rajonit dhe Kosovës në veçanti. Referuar qëndrimeve të tij, Vuçiç tregon se nuk heq dorë nga prometët e zgjerimit të influencës. Mohoi gjenocidin ne Serbenicë dhe Kosovë, deklaron se nuk është pjesë e Serbisë republika Sërbska, por nuk mohon shkëputjen që kërkohet nga Bosnja Hercegovina.
Deklaron hapur se Serbia nuk do ta njoh Kosovës. Një pakt për paqen për luftën e në Ukrainë e sheh si shpresë se do ketë ndikimin për interesat proserbe në Ballkan dhe Kosovë. Beogradi mik i Tiranës dhe armik i Prishtinës është me pasoja të nderuar kolegë, për interesat tona kombëtare.
Më shumë akses ekonomik dhe politik të Beogradit në Ballkan do të thotë më shumë akses të Rusisë dhe Kinës. Kosova duhet të udhëheq të ardhmen e saj dhe Shqipëria duhet ta mbështes pa tendencë. Ta mbështes në çdo hap diplomacinë e Kosovës, që është nevojë ekzistenciale për zgjidhjen e problemeve. Dialogu duhet të thekojë njohjen e pavarësisë.