VIDEO/ Xheneta Fetahu kritikon ashpër Gjestin, ky i fundit fillon më pas të qajë

Xheneta Fetahu ka debatuar ashpër me Gjestin pasi ky i fundit u përplas me Xuxin në mesnatë.

Ajo e kritikoi Gjestin për veprimet e tij që çdo natë po ua prish gjumin banorëve.

Mes tjerash, modelja kritikoi këngëtarin edhe për qëndrimin e tij në shtëpi me të brendshme.

“Çka je duke bë, ti me mu s’mundesh me pas kurrë kurgjo, më ke kritiku mua për nivel të ulët e çka je duke bë ti tash – edhe çka o kjo qasje në brekë krejtve. Ti edhe me femra kur flet shkon në brekë – çka është kjo qasje”, u shpreh ajo.

Tutje shtoi: “T’u ka mbush kupa e je bë bajat – flej krejt ditën nuk jam mirë e natën nuk po na lenë me flejt, veç me të marrë e me të ‘lidh’ e me të lënë në sallon”, theksoi ndër tjerash Fetahu.

Gjesti në vazhdimësi i thoshte Xhenetës që me të nuk ka asgjë teksa shmangte edhe debatin.

I njëjti më pas filloi të qante pas gjithë kësaj, ku edhe të tjerët shkuan për ta ngushëlluar.

 


Shtuar 19.12.2024 16:54