Pas tri humbjeve radhazi, Karoglan vë në pikëpyetje gjykimin: “Nëse ka drejtësi në futboll…

Partizani ka pësuar tri humbje në po aq ndeshje nën drejtimin e Mislav Karoglanit, duke pësuar gjithsej 8 gola, edhe pse paraqitjet e ekipit nuk kanë qenë të dobëta.

Pas disfatës ndaj Elbasanit, trajneri i “Demave të Kuq” shprehu keqardhje për lojtarët, të cilët sipas tij dhanë gjithçka. Ai shtoi se futbolli ndonjëherë kërkon edhe fat dhe se, nëse drejtësia ekziston në këtë sport, fati do të kthehet në anën e Partizanit.

Të lidhura

None found

Karoglan komentoi edhe golin e Nikajt, duke thënë se në aksionin paraprirës kishte faull të qartë ndaj Doumbias. Ndonëse deklaroi se i respekton gjyqtarët dhe e di që gabimet ndodhin, trajneri tha se gjatë tri ndeshjeve ka vënë re më shumë gabime në dëm të Partizanit sesa të kundërshtarëve.

Ndeshjen e radhës Partizani do ta luajë më 2 nëntor, në transfertë ndaj Teutës. Pas 9 javësh, skuadra renditet e fundit me 4 pikë, shumë larg asaj që pritej prej saj.


Shtuar më 29.10.2026 12:37