Bllokim rrugësh apo marshim paqësor? Ja cilat janë skenarët e protestës kombëtare të PD më 23 dhjetor

Më 23 dhjetor, Partia Demokratike, mban protestën e radhës kombëtare, protestë e cila është njoftuar pak ditë më parë nga kreu i PD Sali Berisha.

Gazetari Osman Stafa, raporton se një nga kërkesat e demokratëve, është ajo e cila është përsëritur edhe në tubimet e fundit, pra ajo e krijimit të një qeverie teknike.

Sa i përket mënyrës së si kjo protestë do të organizohet, në diskutim janë disa skenarë.

Një nga idetë është bllokimi i rrugëve të Tiranës, ose marshim që nis nga selia e PD për në rrugët e Tiranës. Në këtë rast, protestuesit do të udhëhiqen nga kryedemorkati Berisha dhe deputetë të tjerë të PD.