Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me tensione të ashpra deri në përplasje mes socialistëve dhe demokratëve.
Në këto kushte, mazhoranca socialiste ka anuluar të gjithë diskutimet dhe ka kaluar në votim të projektligjeve.
Të lidhura
None found
Vendimi i PS ka shkaktuar reagimin e deputetëve të opozitës, të cilët kanë kundërshtuar. Në shenjë protestë ata kanë hedhur kartonat në drejtim të kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.
E gjitha salla e Kuvendit ka qenë e mbushur me tensione, ndërsa deputetet e PD kanë përmbysur edhe karriget.
Çfarë ndodhi?
Në emër të grupit parlamentar të PD, Belind Këlliçi mbajti një qëndrim politik për protestën duke dalë në krah të studenteve.
Ai tha se nuk mund të ketë normalitet parlamentar përballë krizës politike. Deputeti i PD kërkoi dorëheqjen e Edi Ramës, shpërndarjen e parlamentit dhe krijimin e nje qeverie teknike.
Më pas fjalën e mori Taulant Balla, i cili mbrojti efektivët e policisë, të cilët kanë dhunuar studentët dhe të rinjtë në protestë.
Në këto momente, ka qenë Flamur Noka, i cili është afruar duke mos lejuar që Balla të mbajë fjalën.
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi njoftoi kalimin në votim të pr ligjeve dhe më pas mbyllje të seancës.







