Avokatët në bojkot për shkak të rregullores, GJKKO vendos që gjyqi i Metës dhe Kryemadhit të vijojë pa mbrojtës

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka vendosur që procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit të vijojë nga data 29 tetor edhe pa praninë e avokatëve, nëse këta të fundit do të vazhdojnë bojkotin për shkak të rregullores së re të gjykatës.

Vendimi vjen në kushtet e bojkotit të avokatëve, i cili rrezikon të ndikojë në zhvillimin normal të seancave gjyqësore.

Të lidhura

None found

Nëse mbrojtësit do të vijojnë të mos paraqiten në gjykatë, procesi gjyqësor pritet të zhvillohet sipas vendimit të marrë nga trupa gjykuese.

Mbetet për t’u parë nëse avokatët do të ndërpresin bojkotin përpara datës 29 tetor apo nëse gjykimi do të vijojë në kushtet e përcaktuara nga gjykata.


Shtuar më 22.10.2026 11:42