Moti i keq ka krijuar problematika të shumta me energjinë elektrike në rrethin e Skraparit dhe atë të Kuçovës.
Si rezultat i reshjeve normale të shiut, ka pasur probleme për sa i përket furnizimit me energji elektrike në disa fshatra.
Është dëmtuar fidri nr.9 në nënstacionin e Çorovodës, duke nxjerrë jashtë pune 2 kabina elektrike.
Ndërsa si rezultat i këtyre dëmtimeve kanë mbetur pa energji elektrike prej disa orësh 40 abonentë në fshatrat e thella malore: Leshnje, Potom, Kostren e Tomorr.
Po kështu, dëmtime të linjave të shpërndarjes së energjisë elektrike ka pasur edhe në rrethin e Kuçovës, ku erërat e forta dhe shiu i pandërprerë, kanë dëmtuar fidrin.13/6 kV në nënstacionin e Kuçovës.
Si pasojë e 6 kabinave të dëmtuar nga ky fidër, janë pa energji elektrike që prej orëve të para të mëngjesit 200 abonentë në zonën Gegë-Frashër.
Burimet zyrtare të OSHEE-së Berat, konfirmojnë se vijon puna për të riparuar linjat dhe kabinat e dëmtuara, me qëllim kthimin sa më të shpejtë të energjisë elektrike.