Komentuesit shpërthejnë keq, nxijnë faqen e Erion Veliajt, 313-ta gati, të presin shokët e “5D”… (FOTO)

Ditën e premte, me vendimin e GJKKO-së u ushtrua kontroll në banesën e kryebashkiakut Erion Veliaj, bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, si dhe vëllait të tij Arbër Veliaj.

Gjatë kontrollit, i është sekuestruar telefoni Ajola Xoxës dhe vëllait të Veliajt, Arbër Veliaj, si rrjedhojë e thellimit të hetimeve për pasurinë e kryebashkiakut dhe familjarëve të tij.

Në fakt ajo që tashmë dihet, është që Veliaj është nën hetim për një sërë dosjesh, duke nisur nga inceneratori i Tiranës që nuk ekziston, dosja “5D”, shembjet te “5 Maj”, shembja e Teatrit dhe hetimi i pasurisë.

Gjatë kohës që oficerët e BKH-së po ushtronin kontrolle dhe kishin seksuestruar telefonin e Ajola Xoxës, Veliaj ishte larguar nga Shqipëria drejt Hamburgut, me pretendimin e takimit me kryebashkiakun e Hamburgut.

Pasi rrjeti vloi pas lajmeve që qarkulluan, Veliaj i mbylli komentet.

Kështu komentuesit nuk kanë reshtur dhe ditën e sotme, në një postim të Veliajt në Ditën e Rinisë, duke e nxirë në komente.

“313 gati, mos ki merak. O hajdut që shkatërrove Tiranën, mos ki merak, të presin shokët e 5D”.
“Ke fytyrë dhe flet për rininë ti o vrasës i Ardit Gjoklajt?!”
“Në Yzberisht ke vite që thua do bëj dhe asnjë shkollë e kopsht”.
“Gëzuar dhe me krahë të lehta puna e SPAK-ut”.

Këto janë vetëm disa nga komentet, pasi duket se Veliaj ka nxjerrë në punë ditën e diel vartësit e tij për të kontrolluar komentet në rrjetet sociale.

Edhe njëherë, Veliaj po tregon se është frikacak dhe nuk ka guxim të përballet me të vërtetat që po i përlasen në fytyrë çdo ditë, si nëpërmjet protestave ashtu edhe virtualisht./Oranews

 


Shtuar 8.12.2024 15:46