Vrasja e Valter Fjerzës nVë Shkodër, arrestohet një bashkëpunëtor i autorit (EMRI)

Policia e Shkodrës, ka arrestuar një tjetër bashkëpunëtor të autorit, për vrasjen e 33-vjeçarit Valter Fjerza, ngjarje kjo e ndodhur më 21 shtator të vitit 2023 në afërsi të një lokali në fshatin Hoti i Ri.

Në pranga është vënë shtetasit Aleksandër Mhilli, 22-vjeç, banues në fshatin Hot i Ri.

Autoritetet policore raportojnë se ndaj tij, Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit”, “Përkrahja e autorit të krimit”, dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në cilësinë e provës materiale, 22-vjeçarit i është sekuestruar një mjet prerës (thikë) që e kishte me vete.

Si autor i krimit, është arrestuar më herët Luçian Mhilli, i cili dyshohet se në bashkëpunim me dy vëllezërit e tij Klodian e Paolo Mhilli, po ashtu të arrestuar vranë Valter Fjerzën pas një konflikti të çasti.

NGJARJA

33-vjeçari Valter Fjerza, u vra mbrëmjen e 21 shtatorit 2023 në fshatin Hot i Ri të Shkodrës vetëm pak metra larg banesës së tij.

I riu po shkonte me makine në lokalin e fshatit pasi kishte mësuar se i vëllai, Kol Fjerza po konfliktohej me 5 djem të fisit Mhilli.

Sherri mes Kol Fjerzës dhe autorit të dyshuar, Klodian Mhilli, kishte lindur për një vend parkimi në rrugicën e lagjes. Mhilli prentedonte se 35-vjecari Kol Fjerza, i kishte bllokuar rrugën për të hyrë në banesë.

Duket se ky ishte një konflikt i hershëm mes tyre, ç’ka percepitoi në një sherr me tone të larta në lokal. Klodian Mhilli,kishte marrë me vete 4 familjarë për t`u përballur me Kol Fierzën.

Ndërsa viktima Valter Fjerza nuk ishte pjesë e konfliktit. Ai shkoi në ambientet e jashme të lokalit, pasi mësoi se vëllai ndodhej vetëm përballë 5 djemve të moshës nga 20 deri në 38-vjec, të cilët ishin të armatosur.

Sapo ka parë Valterin të zbriste nga fuoristrada, Klodian Mhilli, ka qëlluar me automatik drejt tij duke e lënë të vdekur në vend. Trupi i pajetë i 33-vjecarit u gjet nga policia jashtë makinës, ndërsa autori dhe 4 të tjerët u arratisën për t’u arrestuar më vonë.


Shtuar 8.12.2024 11:13