Në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në orën 05:30, një shpërthim tritoli ka ndodhur në një lokal në Lungomare në Vlorë.
Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në orën 05:30 në zonën e Lungomares, ku është dëgjuar një shpërthim i fuqishëm.
Në mjediset e një bari (lokal) në verandë është vendos një sasi tritoli, e cila ka shpërthyer duke sjellë deme të konsiderueshme materiale.
Orenditë brenda lokalit dhe xhamat janë dëmtuar.
Policia ka mbërritur në vendgjarje dhe është duke marrë në pyetje pronarin e lokalit.