Dosja “Çyrbja” dhe lista e PS-së në Durrës/ Thirret në SPAK, Adrian Çela

Këtë të enjte, në kuadër të hetimeve për ish-deputetin e PS, Jurgis Çyrbja, SPAK ka thirrur për të dëshmuar ish-kreun e OSHEE Adrian Çela.

Çela do të pyetet në cilësinë e drejtuesit politik të qarkut të Durrësit. Për të njëjtën dosje, u pyet edhe ish-kryebashkuaku i Durrësit Vangjush Dako.

Jurgis Çyrbja, është arrestuar me akuzën për korrupsion në zgjedhje e nxjerrje sekreti. Emri i tij u vendos në listë të sigurt të kandidatëve për deputetë të PS pas ndikimit nga njerëz të krimit.


Shtuar 5.12.2024 10:42