Më mirë vonë sesa kurrë! Edhe pse ka kaluar një periudhë e gjatë kohe pas daljes së tij nga ‘BBVK’, Blerando ka folur dje për herë të parë lidhur me rrugëtimin e tij në format. Ai ka theksuar se nuk është pishman për asgjë dhe tepër e rëndësishme për të ishtë që të dilte ‘faqebardhë” prej atij formati.
“Unë isha gati të dalë pas dy jave. Më patën sjell edhe psikologun me shiku a është gjithçka në rregull se ne nuk të njohim kështu, se më kanë thënë pse je aq në heshtje. Për mua ka qenë, unë kam thënë se çfarëdo që të ndodh, dua të dalë nga këtu me kokën lart”, u shpreh ai.
Tutje shtoi: “Nuk kam dashur të ndryshoj, të bëj kompromise për me ndryshu karakterin tim. Nuk kam dashur t’i bëj vetes presion. Kam dashur të dalë pas dy jave se nuk kam bërë gjëra për t’i rënë pishman. Edhe sot kur dalë në rrugë, njerëzit që më ndalin në rrugë kur flasin për brenda nuk i bi pishman për asnjë gjë”.