Parashikimi i motit 2 Dhjetor 2024, kthjellime dhe vranësira

Këtë të hënë vendi ynë, do të jetë nën dominimin e intervaleve të gjata me diell pothuajse të gjithë territorin, ku vranësira të lehta pritet të ketë vetëm në zonat e thella malore të Shqipërisë.

Por parashikohet që pjesa e dytë e ditës t’i bëjë gradualisht më të dukshme vranësirat, të cilat do të shfaqen edhe në qytetet e zonës së ulët.

Ndërsa vija bregdetare në pjesën më të madhe të saj, do të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve.

Mbrëmja dhe nata vonë i zhvendosin gradualisht vranësirat drejt shtrirjes Lindore.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë kostante në mëngjes, por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C vlera minimale, deri në 16°C maksimalja në rang territori.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare përgjatë gjithë ditës, duke arritur shpejtësinë maksimale 40 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor, kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 2 ballë.


Shtuar 2.12.2024 07:28