Sot 80-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë, ambasada e SHBA-së: Kohë për të nderuar sakrificat

Ambasada e SHBA në Tiranë, ka ndarë një mesazh në rrjetin social Facebook, me rastin e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë.

Ambasada shkruan se është koha për të nderuar sakrificat dhe për të festuar qëndrueshmërinë që i dha formë historisë së saj.

“Këtë vit, Shqipëria shënon 80 vjet nga çlirimi i saj prej pushtimit nazist në Luftën e Dytë Botërore – kohë për të nderuar sakrificat dhe për të festuar qëndrueshmërinë që i dha formë historisë së saj.

Gëzuar 80-vjetorin e Çlirimit, Shqipëri!”, thuhet në postim.


Shtuar 29.11.2024 09:16