Banorët e BBVK-së zgjohen me himnin kombëtar

Banorët e BBVK-së janë zgjuar sot nga Vëllai i Madh me himnin kombëtar, duke qenë se sot Shqipëria feston 112-vjetorin e pavarësisë.

Ishin disa prej banorëve, sikurse Vullneti, Xuxi, Pauli dhe Arioni dhe Gresa të cilët vendosën duart në zemër dhe me zë po interpretonin vargjet e himnit shqiptar.

Pasi përfundoi himni, pasuan duartrokitjet nga banorët derisa disa prej tyre kanë bërë simbolin e shqiponjës.

Sot do të jetë festë edhe për banorët brenda shtëpisë duke qenë se Vëllai i Madh ka përgatitur disa aktivitete kulturore për ta.

Për hir të festës së 28 Nëntorit, produksioni e mbajti mbrëmë darkën e të nominuarve, në mënyrë që sot të vazhdojë me planin për festën e pavarësisë.


Shtuar 28.11.2024 13:14