Dita e Pavarësisë/ Dua Lipa uron Shqipërinë me vargjet e himnit kombëtar: Një komb, një flamur

Në një postim në “Instagram”, këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, ka uruar Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në një mënyrë të veçantë.

Ajo ka ndarë vargje nga himni kombëtar, të shoqëruara me një imazh të simbolit të shqiponjës.

Një komb, një flamur”, ka shkruar Lipa, shoqëruar me vargjet:

“Rreth flamurit të përbashkuar Me një dëshir` e një qëllim, Të gjith` atij duk` ju betuar Të lidhim besën për shpëtim. Prej lufte veç ai largohet Që është lindur tradhëtor, Kush është burrë nuk friksohet, Po vdes, po vdes si një dëshmor”!


Shtuar 28.11.2024 10:43