Ra në makinerinë e përpunimit të inerteve, humb jetën 61-vjeçari (EMRI)

Një 61-vjeçar ka humbur jetën, teksa po punonte në fshatin Skuraj. 61-vjeçari Fatmir Haxhiu ka rënë në makinerinë e përpunimit të inerteve në lumin Mat.

Ai u dërgua menjëherë në spitalin e Traumës, por për shkak të plagëve të marra ka humbur jetën.

Ndërkohë është shpallur në kërkim pronari i makinerisë së përpunimit të inerteve.

Policia po vijon punën për të zbardhur shkaqet e ngjarjes , si dhe ka bllokuar aktivitetin e përpunimit të inerteve në lumin Mat.


Shtuar 23.11.2024 09:51