Reshjet intensive të shiut dhe era e fortë kanë shkaktuar probleme dhe vështirësi në lëvizjen e automjeteve përgjatë autostradës Lezhë-Thumanë.
Gjithashtu raportohet se është përmbytur rruga kryesore e qytetit të Laçit, duke krijuar vështirësi në lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve.
Moti i keq i shoqëruar nga reshje shiu dhe nga era e fortë ka përfshirë pjesën më të madhe të vendit ku nuk kanë munguar raportimet për dëme në infrastrukturën rrugore dhe atë energjitike.