Zbardhen detaje të reja nga ekzekutimi i Klaudio Prendit/ Makina që përdorte ishte në emër të një vajze

Një ditë pas vrasjes së 30-vjeçarit Klaudio Prendi, gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj mëson detaje të reja. 30-vjeçari dyshohet se kohët e fundit kishte përplasje me persona të tjerë për borxhe.

Viktima kishte borxh afro 15 mijë euro.

Madje ditët e fundit, Prendi kishte patur përplasje pasi nuk kishte kthyer borxhet dhe ishte konfliktuar me grushte me disa persona të tjerë.

Arma e krimit dyshohet se ishte pistoletë me silenciator.

Babai i viktimës, ish-gjyqtari Fran Prendi në dëshminë e tij, ka thënë që ishte në dijeni që djali i tij kishte konflikte me të tjerë, por jo deri sa të përfundonte në atentat.

Makina luksoze që përdorte viktima nuk ishte në emër të tij, por të një vajzë.


Shtuar 20.11.2024 08:51