VIDEO/ Shqipëria humbet përballë Ukrainës, përfundon e fundit në grup

Kombëtarja “kuqezi” ka zhgënjyer totalisht mbrëmjen e kësaj të marte, teksa në “Air Albania” pasi u mundën me rezultatin e ngushtë, 2-1 nga Ukraina, ndeshje e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Kombeve.

Pjesa e parë ishte një katastrofë për kuqezinjtë, pasi nisi me dy gola të shpejtë të miqve të cilët prishën çdo lloj plani që mund të kishte ndërtuar Silvinjo. Loja e Shqipërisë la shumë për të dëshiruar dhe ekipet shkuan në pushimin e ndeshjes me një avantazh të dyfishtë të merituar të miqve.

Lëvizjet e Silvinjos në pushim me kthimin e Bajramit dhe Uzunit në formacion, ngjallën lojën e Kombëtares e cila kërkoi golin me vazhdimësi dhe e gjeti një të tillë me penalltinë e Bajramit, por sulmet në vijim nuk sollën rezultatin e kërkuar dhe vërshëllima përfundimtare dekretoi fitoren 2-1 të Ukrainës.

Tashmë me këtë rezultat, Shqipëria përfundon në vendin e fundit në Grupin C, grup i kryesuar nga Çekia e cila ka marrë avantazhin nga Gjeorgjia.

SHIKONI GOLIN!


Shtuar 19.11.2024 22:47