Shpërthim në Orikum/ Të moshuarës i vendosin lëndë plasëse në derën e shtëpisë (EMRI)

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 02:00, një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në qytetin e Orikumit, ku për pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Sipas informacionit të policisë, incidenti ka ndodhur rreth orës 02:00 në verandën e banesës së shtetases Elansi Bellos, 68-vjeçe, ku dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse artizanale.

Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar, ndërsa dëmet materiale kanë qenë të vogla.

Sakaq, grupi hetimor është vënë në lëvizje dhe po punon për të zbardhur ngjarjen, ndërsa policia ka nisur hetimet për të identifikuar dhe kapur autorët e shpërthimit.


Shtuar 15.11.2024 08:26