Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka pasur një muaj të paharrueshëm, pasi së fundmi është martuar me partnerin e saj, Kreshnik Gjergji, i cili ka fituar zemrën e bukuroshes.
Pas disa javësh të lumtura bashkë, Dafina ka ndarë me ndjekësit e saj një moment të bukur në Instagram, ku shfaqet pranë bashkëshortit, duke treguar lumturinë e saj të plotë.
Në fotografinë e postuar, Dafina duket e lumtur dhe tejet e afërt me Kreshnikun, ndërsa i ka vendosur dorën në qafën e tij, një gjest që tregon ngrohtësinë dhe dashurinë e thellë mes tyre.