Policia ka arrestuar një person, i cili kishte mbjellë fidanë kanabis në pronat e tij në Fushë-Krujë. Në pranga ka rënë 47-vjeçari me iniciale L. K.
Njoftimi i policisë:
Goditet një rast i tentativës për kultivimin e bimëve narkotike, vihet në pranga 1 shtetas.
Arrestohet në flagrancë dhe një shtetas që tentoi të kalojë kufirin me dokumente të falsifikuara.
Strukturat e DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në zbatim të planit të masave me qëllim parandalimin e kultivimit të kanabisit, kanë vijuar kontrollet në sipërfaqe të pyllëzuara, banesa të braktisura nga pronarët, si dhe në ato banesa për të cilat disponohet informacion policor se mund të ketë tendencë për kultivim të bimëve narkotike.
Si rezultat i kontrolleve, në Fushë Krujë, në pronën e shtetasit L. K. janë gjetur të kultivuar disa fidanë të dyshuar cannabis sativa, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë u bë ndalimi me iniciativë i shtetasit L. K., 47 vjeç, banues në Fushë Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”./albeu.com