Cardi B e pakënaqur me rezultatin e zgjedhjeve në ShBA, iu drejtohet fansave të Trumpit: Largohuni nga unë

Reperja amerikane Cardi B ka shprehur hapur pakënaqësinë e saj lidhur me rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në ShBA. Ajo e kritikoi ashpër mbështetësit e Donald Trump, i cili u shpall presidenti i ri i ShBA-së. Trump fitoi në tri shtete kyçe dhe udhëhoqi në katër të tjera.

Cardi B nuk e fshehu zhgënjimin e saj. Ajo iu drejtua ndjekësve të saj në rrjetet sociale, duke shprehur krenarinë për Kamala Harris, e cila fitoi në Kaliforni dhe Kolorado, dhe më pas sulmoi ashpër mbështetësit e Trumpit që kishin mbushur komentet e saj. “Cardi, na duhet në inaugurimin e Trump-it”, shkroi një përdorues, gjë që e nxiti reperen. “Betohem se do të vuani, ikni prej meje! Më ka marrë malli për ju! Jam vërtet e trishtuar. Betohem se jam vërtet e trishtuar”, tha ajo dukshme e acaruar.

Po ashtu, ajo shprehu dashurinë e saj për Kamala Harris, duke u drejtuar ndjekësve me këtë mesazh: “Pavarësisht nga gjithçka, e di që tani mund të jetë shumë emocionale. E di që ka shumë që po ndodhin në mendjen e saj dhe ndoshta nuk e dëgjon këtë tani, por shpresoj që në fund të shikojë këtë video. Shpresoj që e di se miliona njerëz janë krenarë për të, pavarësisht se çfarë ndodh sonte. Gratë anembanë botës janë krenarë për të. Afro-amerikanët janë krenarë për të. E di se si e kam ndjerë veten në fillim të vitit, nuk doja të votoja për askënd. Më pas u pendova, ndjeva që ishte shumë e sinqertë dhe tha gjërat që unë doja të dëgjoja”.

Cardi B theksoi se Harris i duket si një person që nuk luan lojëra dhe se me sinqeritetin e saj ka arritur të motivonte njerëzit. “Ajo pati 100 ditë për të bërë gjithçka dhe zgjuan këtë popull. Mendoj se shumë gjëra shkuan keq vitin e kaluar dhe e mbajtën shumë në prapavijë. Jam krenare për të dhe shpresoj që ajo është krenare për veten, pavarësisht nga rezultati i natës së sotme. Këto janë disa nga zgjedhjet më të paharrueshme dhe unë e dua atë. E dini që nuk them lehtë se e dua dikë. Sepse unë i urrej të gjithë”, përfundoi ajo.

Cardi B iu bashkua një grupi të madh personazhesh të njohura që mbështetën Kamala Harris gjatë zgjedhjeve. Ndër ta ishin Oprah Winfrey, reperi Eminem, këngëtarja Taylor Swift me të dashurin e saj, futbollistin amerikan Travis Kelce, mbretëresha e popit Madonna, si dhe aktorët Leonardo DiCaprio, Anne Hathaway dhe Julia Roberts.


Shtuar 6.11.2024 15:51