Rodri është fituesi i “Topit të Artë” për edicionin e 68-të të këtij trofeu!

Mesfushori spanjol i Manchester Cityt, Rodri është fituesi i “Topit të Artë” të këtij edicioni për vitin 2024.

Ai mori trashëgiminë e Lionel Messit, duke fituar edhe “Topin e Artë” pas Kampionatit Evropian me Spanjën dhe Premier Ligës, Kupës së Botës për Klube dhe Superkupës së Evropës me Manchester City-n.

Gjithmonë fituesi i këtij trofeu ka prodhuar polemika dhe diskutime, por asnjëherë më pare nuk kishte ndodhur që një skuadër e tërë me disa kandidatura si Reali i Madridit të bojkotonte ceremoninë në solidaritet të brazilianit Vinicius Junior që prej kohësh përflitej si kandidati kryesor.


Shtuar 28.10.2024 22:51