Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në fshatin Pllane të Lezhës mbrëmjen e sotme, rreth orës 19:30. Persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë qëlluar drejt një individi tjetër, por fatmirësisht nuk ka raportime për të plagosur.
Rrethanat e ngjarjes dhe motivet që çuan në këtë incident mbeten të paqarta, ndërsa autoritetet kanë mbërritur në vendngjarje për të nisur hetimet dhe për të zbardhur dinamikën e plotë të situatës.